Bota

Me mijëra qytetarë amerikan protestojnë kundër shpalljes së pafajshëm të policit të vrau një zezak

Me mijëra protestues qytetarë amerikanë kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës për shpalljen të pafajshëm të policit të shtetit Minnesota të Amerikës në dosjen e vrasjes së një zezaku.

Agjencia e lajmeve Associated Pres njoftoi se me mijëra qytetarë amerikanë të shtetit Minnesota kanë protestuar përpara parlamentit të këtij shteti kundër vendimit të gjykatës për shpalljen të pafajshëm Geronimo Yanez, polici i cili kishte vrarë Philando Castile, një motoçiklist zezak. Sipas këtij burimi, një grup i protestuesve gjatë kësaj protesta kanë mbyllur edhe autostradën kryesore në rajonin Sant Pol. Këto protesta janë organizuar në mënyrë paqësore, mirëpo kanë shkaktuar probleme në funksionimin e linjave të metrosë. Protestuesi gjatë kësaj proteste mbanin në dorë pankarta mbi të cilat shkruhej “Edhe jeta e zezakëve është e rëndësishme”. Protestuesit, gjithashtu kanë hedhur slogane si “Duart lartë, mos qëllo”, “Pa drejtësi, pa qetësi, hetoni policët”./ PT

OPINIONE