Milaim Zeka: Lajmet për sulme terroriste të gatuara nga AKI dhe Policia e Kosovës

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar ngjarjet më të përfolura të ditës së sotme, atë se si ”liderët politikë të vendit janë të kërcënuar nga sulmet terroriste” dhe ”mashtrimin” e gazetarit Musa Mustafa lidhur me një mesazh të pavërtetë.

Sipas Zekës, këto komunikata të cilat kanë vënë në panik qytetarët e vendit, ”janë të gatuara nga kuzhinat e AKI-së dhe nga një pjesë e Policisë së Kosovës”.

Milaim Zeka thotë se tërë kjo është lojë e strukturave politike kriminale në Kosovë dhe sipas tij, po futen në veprim skenarët e vitit 2004.

Lexojeni shkrimin e tij të plotë:

Mashtrimi i nje gazetari, dhe Keshillit per Siguri te Kosoves

Kujte me i besu?!

Nje gazetar nga Mitrovica, rrejti opinionin, dhe Policine e Kosoves, se gjoja dikush, madje ne gjuhen serbe, e paska “kercenuar me jete”! Policia ka hapur hetime ndaj ketije gazetari, ngase doli qe krejte kjo histori ishte loje e kurdisur nga vete gazetari, i cili nuk njihet as brenda liftit te tije ku banon…

Rrena e dyte, po kesaj radhe e permasave kombetare, erdhi nga Keshilli i Sigurise, i mbledhur nga Kryeministri, ku permes nje komunikate, po na del se “vendi na qenka i rrezikuar, pasiqe forca armiqesore nga jashte, janr duke bere plane per vrasje te lidereve politik”!

Po te ishte gjalle Enver Hoxha, do ua kishte lakmi komunikatave te tilla, te cilat jane te garuara nga kuzhinat e AKI se, dhe nje pjese te PK, vetem per konsumin e brendeshem te ketyre lidereve politik, te cilet nuk i rrezikon asnje njeri ne bote, asnje grupacion, perpos Gjykates Speciale!

Skenaret e vitit 2004 po futen ne veprim, mirepo nuk edhte me ai mentalitet popullor, po as nderkombetar.

Per ta kuptuar opinioni brenda e jashte Kosoves, se krejte kjo eshte loje e strukturave politike kriminale, mjafton t i kujtoni tri verzione: 1. Verzioni i pare vjen nga Ambasada Amerikane, ku i “keshillon qytetaret e vete qe te kene kujdes ne Kosove”! Ky verzion eshte i besueshem, pasiqe disa qytetare amerikan, te punesuar ne disa organizata nderkombetare ne Kosove, munden me qene cak i disa sulmeve, te pergaditura nga disa struktura kriminale, te lidhura me ato politike. Shqetesimi amerikan eshte real, kur dihet se asnje interes kombetar, apo shteteror, nuk eshte mbi interesin personal, qofte politik, qofte biznesor.

Policia Kosoves dha alarmin se gjoja, me rastin e Pashkeve, “do te sulmohen kishat ne Kosove”!

Per ta devijuar te verteten, doli verzioni i trete, nga Zyra e Kryeministrit, se gjoja, “politikanet qenkan cak i sulmeve te mundeshme”!

Kosoven mundet me destabilizu vetem Serbia. Nese nje gje e tille eshte e vertete, i pari do te ishte KFOR-i qe do te alarmohej. Perndryshe, nuk eshte fare ne interrsin e Serbise qe te largohet nga skena politike nje strukture e tille, e cila e ka shite pasurine e popullit; e ka kriminalizu policine e shtetit, duke e politizu ate, dhe duke e bere çerdhe te radikalizmave fetar; duke e shkaterruar e varferuar komplet shtetin e Kosoves; duke e kriminalizuar dhe duke e ble komplet fjalen e lire; duke ndertuar piramiden e krimit, bashke me nderkombetaret, deri te ambasador te vendeve te huaja, pa permendur njerez te UNMIK ut, dhe EULEX-it.

Tolerimi kaq i gjate i krimit ne Kosove, nga ana e nderkombetareve, pa harruar perzierjen e tyre direkte ne krim, ka per ta pas nje çmim teper te larte!!!”/Kosovapost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne