Militantët Huthi rrezojnë një Dron Amerikan në Jemen

Një video e militantëve Huthi ku rrëzojnë një Dron Amerikan në Jemen është publikuar në internet.

Pamjet e publikuara nga rrjeti televiziv Al-Masirah i Jemenit, tregojnë një raketë anti-ajrore të nisur nga forcat Huthi që shkatërrojnë mjetin fluturues MQ-9 Reaper, një Dron Amerikan pa pilot (UAV).

Në fund të videos, një turmë e njerëzve shihen duke qëndruar pranë mbetjeve të avionit të djegur.

Agjencia e lajmeve Xinhua e Kinës citoi një deklaratë të grupit Huthi i cili kontrollon kryeqytetin e Jemenit, Sanaa duke thënë se “droni, një model MQ-9, u rrëzua nga një raketë e drejtuar nga Forcat tona raketore.”
https://youtu.be/Zcj1l7hMT5Q
“Ka shumë gjasa që droni të ketë qënë në një mision të rregullt spiunazhi mbi kryeqytet”, tha deklarata.

Në vitet e fundit, Jemeni është përfshirë në një konflikt të dhunshëm midis qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Presidentit Abd Rabbuh Mansur Hadi dhe lëvizjes Huthi, e mbështetur nga njësitë ushtarake besnike ndaj ish presidentit të vendit Ali Abdullah Saleh.

Qeveria merr mbështetje ajrore dhe tokësore nga Arabia Saudite, ndërsa militantët Huthi zakonisht reagojnë me sulme me raketa në kufirin Saudit.

Dronët MQ-9 Reaper përdoren kryesisht nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të al-Kaidës në Jemen. Që nga viti 2015, ato janë përdorur gjithashtu nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne