Minatorët bashkohen me studentët në protestë: Na kanë mashtruar për statusin

Protestës së studentëve të universiteteve publike që po mbahet para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe minatorë nga Puka dhe Mirëdita.

Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj një prej protestueseve tha se kërkesat e studentëve janë legjitime, ndërsa ata ishin bërë pjesë e kësaj kauze edhe për kërkesat e tyre, siç ishte edhe marrja e statusit. Minatori tha se për gati 28 vite kjo kategori është mashtruar nga të gjitha qeveritë.

“Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë. Pasi këta kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime.

Na kanë vjedhur legjitimitetin, pasi marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës ishte jo legjitime. Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha minatori./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne