Bota

Trump: Nuk kam thënë se tërheqja nga Siria do të bëhet brenda një kohe të shkurtër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump deklaroi se është i vendosur për çështjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, por se nuk ka thënë që tërheqja do të bëhet brenda një kohë të shkurtë.

Trump u prononcua në interes të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me tërheqjen e ShBA-së nga Siria.

Duke rikujtuar se në kohën kur ai e mori detyrën e Presidentit pjesa më e madhe e territoreve të Sirisë dhe Irakut kanë qenë nën kontrollin e DAESH-it dhe se brenda një kohe të shkurtë Iraku u spastrua nga kjo organizatë, ndërsa në Siri kanë mbetur vetëm një numër i vogël i militantëve të organizatës terroriste, Presidenti Trump tha: “Tani po tërhiqemi nga Siria, por unë kurrë nuk kam thënë se kjo do të bëhet në mënyrë të shpejtë”.

Presidenti Trump gjithashtu vuri në dukje se tani kundër DAESH-it duhet të luftojnë vendet e rajonit dhe shtoi se “Rusia, Irani dhe Turqia e urrejnë DAESH-in. Edhe ata mund të luftojnë në lagjet e tyre ashtu siç bëmë ne”.

Ndërkaq këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton në prononcimin e tij për gazetarët në Izrael duke aluduar në pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK ka thënë se “Tërheqja e ShBA-së nga Siria është e lidhur me kushtet që Turqia të ‘garantojë sigurinë e luftëtarëve kurd’ dhe mundjen e DAESH-it”.

Cilësimi i terroristëve si “luftëtarë” nga ana e Boltonit, u prit me reagime të shumta në Ankara./ trt

OPINIONE