Ministrat e mbrojtjes së Iranit, Rusisë dhe Sirisë theksojnë vazhdimin e bashkëpunimit deri në zhdukjen e terrorizmit

Në takimin e dytë të përbashkët mes ministrave të mbrojtjes së Iranit, Rusisë dhe Sirisë me temë kryesore shqyrtimin e situatës në Siri, është theksuar vazhdimi i bashkëpunimit të këtyre tre vendeve kundër terrorizmit.

Gjeneral Husejn Dehkan, ministri i mbrojtjes së Iranit, Sergei Shojgu, ministri i mbrojtjes së Rusisë dhe Fahd Xhasem Al-Farixh, ministri i mbrojtjes së Rusisë, të mërkurën në takimin e përbashkët trepalësh në Moskë e quajtën të pashmangshëm vazhdimin e bashkëpunimit dhe veprimeve të përbashkëta të gjithanshme kundër grupeve terroriste-takfiriste deri në zhdukjen e rrënjëve të pasigurisë dhe dhunës në Siri. Gjeneral Dehkan, Gjeneral Shjgu dhe Gjeneral Al-Farixh dënuar ashpër veprimet e Amerikës në agresionin ushtarak ndaj Sirisë dhe mbështetjen e hapur ndaj grupeve terroriste dhe kërkuan ndërprerjen e plotë të veprimeve të tilla të cilat vetëm forcojnë lëvizjet e grupeve terroriste në rajon dhe në botë. Ministrat e mbrojtjes së Iranit, Rusisë dhe Sirisë gjithashtu u shprehen optimist se me mobilizimin e të gjitha mundësive dhe me zgjerimin e veprimeve të prera të përbashkëta, do të shkatërrohen mundësitë për forcimin e grupeve terroriste dhe do të krijohen kushtet për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Siri duke ruajtur tërësinë territoriale të këtij vendi. Takimi trepalësh i ministrave të mbrojtjes së Iranit, Rusisë dhe Sirisë me temë “Lufta kundër Terrorizmit” ka filluar në qershor të vitit 2016 në Teheran dhe vazhdon të zhvillohet kohë pas kohe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne