Ministri Bushati ‘kopjon’ Ramën: Shqiperia është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit

Pak ditë, pasi kryeministri Edi Rama ofendoi gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, ku foli për kërkesën e prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit si dhe rrëzimin e kësaj kërkese nga mazhoranca në Kuvend, duket se edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po ecën në gjurmët e tij.

Ministri Bushati ka publikuar një status në Facebook me disa foto turistike, ndërsa thotë se Shqipëria është më e bukur se ajo që paraqitet në kronikat e lajmeve.

“Shqiperia është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit. Fotografitë e shkrepura nga njerëzit e zakonshëm, shqiptarë apo të huaj, flasin më qartë se sa sherrnajat për efikasitetin e programit të Rilindjes Urbane.” – shkruan Bushati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne