Ministri holandez: Bandat shqiptare po fitojnë pushtet

Qeveria e Holandës jep alarmin për fuqizimin e bandave shqiptare që kryejnë trafikim droge në këtë vend. Një javë pas takimeve që zhvilloi në Shqipëri, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus  ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare duke kërkuar të bëjë më shumë punë për të frenuar bandat e drogës. Sipas tij, shqiptarët janë kthyer në rrezik të madh për rendin në Holandë pasi janë ndër furnizuesit kryesor të kokainës.

Bandat shqiptare janë kthyer në rrezik të madh për rendin në Holandë pasi janë ndër furnizuesit kryesor të kokainës. Alarmi është dhënë nga Ferdinand Grapperhaus, Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në qeverinë e Holandës, i cili kërkon që Shqipëria të marrë masa për të frenuar fenomenin e trafikimit të lëndëve narkotike.

 “Bandat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Kriminelët shqiptarë punojnë në mënyrë të organizuar, janë kthyer në partner të besueshëm dhe për kriminelë të vendeve të tjera. Bandat shqiptare të kokainës jane aktive nga Amerika e Jugut deri në Limburg. Kokaina hyn nga shqiptarët përmes portit të Roteradmit. Shqipëria duhet të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit”

Një javë më parë, ministri holandez zhvilloi takime me homologët e tij në Tiranë, homologun Sandër Lleshaj dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku shprehu kritika për djegien e mandateve nga opozita.

Në Holandë pak ditë më parë disa parti politike kanë propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët, si e vetmja mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar atje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne