Arabia Saudite “ka blerë” heshtjen e fëmijëve të gazetarit të vrarë

Fëmijët e gazetarit saudit të vrarë, Jamal Khashoggi, kanë marrë shtëpi miliona dollarëshe dhe po paguhen mijëra dollarë në muaj nga autoritetet e mbretërisë. Sipas Washington Post , Arabia Saudite po i dëmshpërblen financiarisht katër fëmijët e gazetarit me qëllim që të heshtin rreth vrasjes makabre të babait të tyre.

“Pagesat për katër fëmijët e tij, dy djemve dhe dy vajzave, janë pjesë e një përpjekjeje nga Arabia Saudite për të arritur një marrëveshje afatgjatë me anëtarët e familjes Khashoggi, që mos të flasin në publik për ngjarjen”, shkroi gazeta.

Gazeta shkroi se shtëpitë që i janë dhuruar fëmijëve të Khashoggit janë të vendosura në qytetin port të Jeddah dhe arrijnë vlerën e 4 milionë dollarëve. Përveç pronave, fëmijët e tij po marrin 10,000 dollarë ose më shumë në muaj dhe mund të marrin edhe pagesa më të mëdha që mund të arrijnë në dhjetëra milionë dollarë për secilin.

Kujtojmë se Khashoggi, kolumnist për Washington Post, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll në 2 tetor të vitit 2018. Zyrtarët sauditë fillimisht kanë mohuar vrasjen e tij, mirëpo pas presionit ndërkombëtar është kuptuar se trupi i tij është copëtuar në ambientet e ambasadës, gjithsesi ai nuk është gjetur ende.

Ai njihej si kritik i regjimit të Arabisë ndaj mediat botërore, por dhe shërbimet amerikance të inteligjencës besojnë se ai u vra me urdhër të Princit të kurorës, Mohamed Bin Salman.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne