Shqiperia

Bllokohen valixhet diplomatike me 23 mln €, destinacion kishin Shqipërinë

Një shtetas nga Mali është arrestuar në Paris, në aeroportin Charles de Gaulle. Pas kontrollit atij iu ndaluan 2 valixhe diplomatike në të cilat kishte plot 23 milionë euro (15 miliardë franga CFA).

Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit“, tha një burim për mediat vendase.

Ndërkohë informacione të tjera nuk jepen, por mediat franceze aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur dhe si vend ku pastrohen paratë e pista.

Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë mediat franceze.

OPINIONE