Ankara – Ministrja e Ekonomisë do të vizitojë Rusinë

Vizita realizohet në prag të Mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Turqi-Rusi, që do të mbahet më 8 prill në Moskë nën drejtimin Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë, Pekxhan gjatë qëndrimit të saj në Moskë do të takohet me ministrin e Energjetikës së Federatës së Rusisë dhe njëherësh bashkëkryetar i Komisionit të Përzier Ekonomik, Aleksandër Novak dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Maksim Orekshin.

Ministrja Pekxhan, e cila njëherësh kryen edhe detyrën e bashkëkryetares të Komisionit të Përzier Ekonomik Turqi-Rusi, gjatë kontakteve do të vlerësojë me bashkëbiseduesit e saj rusë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke filluar që nga energjia e deri tek transporti, tregtia me monedhë kombëtare, bujqësia, doganat dhe turizmi, ku një vend të veçantë do të zërë edhe potenciali për tregti dhe investime ndërmjet dy palëve.

Gjithashtu në këto takime do të diskutohet edhe për sesionin e 16-të të Mbledhjes së Komisionit të Përzier Ekonomik Turko-Rus, që këtë vit do të organizohet në Turqi, si dhe për aktivitet që do të realizohen në kuadër të Panairit të Industrisë INNOPROM, që do të mbahet në datat 8-11 korrik në qytetin Ekaterinburg të Rusisë dhe ku Turqia do të marrë pjesë si vend partner i panairit.

Pas përfundimit të kontakteve ministrja Pekxhan do të kthehet në atdhe brenda ditës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne