Çelen negociatat për Shqipërinë? Ambasadori Soreca heziton të japë një përgjigje konkrete

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca heziton të japë një përgjigje konkrete nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë në Qershor nga Komisioni Europian. Në studion e emisionit ‘Përballë’ në TVSH, Soreca mendon se është bërë proges, kryesisht në Reformën në Drejtësi, mirëpo ka ende rekomandime që duhet të plotësohen.

“Është e nevojshme të këtë progres, madje edhe në keto dy muaj që kanë mbetur. Pa e paragjykuar vendimin e Komisionit, diçka mund të thuhet: Që nga qershori i vitit të kaluar, kur këshilli ka identifikuar elementet që Shqiperri duhet të përmirësojë, është bërë progres. Për shembull: Reforma në drejtësi ka ecur, lufta kundër krimit të organizuar po ashtu. Une mendoj se Komisioni do të tregohet i drejte, pavarësisht se varet nga shtetet anëtare. Shqipëria është në rrugën e duhur. Është koha per vepra, të ketë përqendirm te perparesitë. Tek gjërat që nuk janë bërë. 90% e qytetarëve shqiptarë e shikojne të ardhmen në BE”, nënvizoi Soreca.

Vendimi i Ministrave të Jashtëm pritet të merret në fund të qershorit dhe gjasat që negociatat të çelen janë 50% me 50%.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne