Qytetari: Kam bërë transplant veshke, mungon ilaçi në QSUT

Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Boom” se mungon ilaçi që e mban në jetë. Bëhet fjalë për medikamentin Ciklosporine, që përdoret nga pacientët që kanë bërë transplant veshke. Shpetim Mane shprehet se ka 16 vite që ka bërë transplantin e veshkës dhe e ka të domosdoshme përdorimin e ilaçit Ciklosporinë.

“Vij te farmacia e QSUT-së, më thonë që nuk ka, presim të vij furnizimi. U detyrova të blej me lekë ilaçin tjetër që e zëvendëson , por unë jam pensionist ku ti gjej leket ndërkohë që duhet ta marr falas. Nëse nuk e përdor mund të më thahet veshka e transplantuar , kështu që jam i detyruar ta blej. Më ka kushtuar 50 mijë euro transplanti i veshkës, dhe nuk mund ta humb për këtë ilaç”, shprehet Mane.

Faramcistja e QSUT-së thotë se se nuk ka por pritet që të vijë në fund të prillit…

Fondi i Sigurimi të Detyrueshëm Shëndetësor, i cili duhet të sigurojë ilaçet e rimbursueshme për gjithë pacientët nuk dha një shpjegim për gazetarët e emisionit, duke i përcjellë me fjalët: Bëni një e-mail (kërkesë për informim) dhe do merrni përgjigje për 10 ditë.

Ndërkohë pacientët që kanë bërë transplant veshke duket të presin me shpresën se “një ditë do vijë furnizimi në QSUT”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne