Ministri i Punëve Brendshme (MPB) të Maqedonisë Agim Nuhiu sot ka realizuar takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkan Kara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftohet nga MPB-ja, të dy bashkëfolësit shkëmbyen përvoja për luftën kundër terrorizmit dhe sfidat e krizës migratore.
Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e stërvitjes dhe seminaret në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, për t’i vizituar nëpunësit policorë nga Maqedonia.
Nuhiu dhe Kara u dakorduan se në interes të të dyja vendeve është që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të thellohet në të ardhmen.