Ministri i Jashtëm gjerman ‘shuplakë’ të fortë opozitës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ka vizituar sot vendin tonë, ka dhënë një konferencë për shtyp sëbashku me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

Gabriel tha:

Vetëm para 5 javësh jemi takuar për zhvillimin në Ballkanin perëndimor.  Unë bëj pjesë në një brez që i kujtohet mjaft mirë periudha kur Enver Hoxha dhe regjimi i tij solli një epokë të ngurtë dhe e mendoj se sa e vështirë duhet të ketë qenë që të niseshit nga izolimi drejt integrimit dhe një demokracie sociale.

Unë mendoj që në këtë pikë i detyroheshim me respekt të madh asaj që është realizuar në këto vite këtu. Ne si gjermanë mbështesim perspektivën e vendeve dhe Shqipërisë drejt BE. Mbetet shumë për të bërë këtu në Shqipëri sidomos për reformën në sistemin e drejtësisë.

Për Evropën dhe vendet e tjera të botës është me rëndësi zbatimi strikt i rregullave dhe Kushtetutës dhe kështu garantohet që njerëzit në Evropë janë të sigurt dhe nuk janë objekt i lojës së interesave. Në Shqipëri dhe në disa vende nuk kanë qenë interesat e njerëzve në qendër të vëmendjes, por të elitave politikave dhe është pikërisht shteti ligjor që garanton se në qendër do të qëndrojnë interesat e tyre dhe jo të klikave apo grupeve të vogla.

Ne kemi qenë shumë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u mundësia reforma. Tani me keqardhje shikojmë se reforma e drejtësisë është duke u penguar. Askush në Evropë nuk e kupton si duhet këtë që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin dhe refuzojnë të bëjnë punën e tyre dhe mblidhen në çadër. Kjo është një rrethanë që ne nuk duhet ta pranojmë aq më tepër që pas pak javësh do të kemi zgjedhje në Shqipëri.

Cili është parimi i një demokracie? Ai është që në bazën e ligjeve të vlefshme dhe Kushtetutës, pakica të pranojë shumicë. Thelbi është të respektojmë Kushtetutën dhe shumicat edhe nëse jeni pjesë e një pakice.  Këtë kërkojnë të mbështesin ato shtete që kërkojnë të bëhen pjesë e BE.

Ajo që është e paimagjinueshme  është një pakicë kërkojnë të ndryshojë gjendjen jo nëpërmjet zgjedhjeve por nëpërmjet bojkotit të parlamentit dhe ndaj lind dhe një farë frike se do të mund të ndjekin interesat e tyre.

Ndaj për ne është me rëndësi që sipas ligjeve dhe Kushtetutës të punohet për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të rregullta të ndershme dhe këtë do t’ia përcjellim edhe përfaqësuesve të opozitës nga qeveria federale dhe kancelarja federale.

Edhe në letrën që partnerët tanë i kanë shkruar opozitës së këtushme, i kanë apeluar për të mos bojkotuar parlamentin.

Më lejo të bëj një pyetje:  Cila është më me rëndësi? Interesat e njerëzve që përfaqëson apo të partisë politike? Këtu do të dallohen burrat dhe gratë e shtetit që në qendër të vëmendjes do të vendosin interesat e qytetarëve dhe mendoj se interesi është shteti i së drejtës, vendosja e tij në qendër të vëmendjes dhe ne do të bëjmë çmos të bindim opozitën për zgjedhje të rregullta dhe qeveri të re.

Unë mendoj se Evropa mund të bëjë shumë më tepër për vendet e Ballkanit perëndimor. Ne e dimë se rruga drejt BE do të kërkojë pak kohë por ndërkohë Evropa mund të bëjë shumë më tepër për të përmirësuar kushtet e shqiptarëve.

Procesi i Berlinit nisi me një farë euforie, por tani duket një farë ngadalësie e projekteve, ku vendet e rajonit mund të lidheshin me njeri tjetrin, po shpesh ndërthuren interesa të  caktuara por vendet mund të bënin më shumë për përshpejtimin e këtyre projekteve e si evropianë  duhet të tregojmë që ne jemi në gjendje ta mbështesim procesin deri në momentin e integrimit evropian duke bërë të mundur që kushtet e jetesës të përmirësohen.

Pyetje: Z. Basha ka deklaruar se ka një komplot ndërkombëtar kundër opozitës. Si mendoni ju?

Sigmar Gabriel:  Më lejoni që me gjithë respektin, nuk shihet një rrugëzgjidhje dhe shpiken këto teoritë e komplotit. Kjo tregon që mungojnë argumentet e vërtetë. Shumë shqiptarë mund të pyesin pse duhet që komuniteti ndërkombëtar të ketë interes për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet në Shqipëri? Çfarë interesi ka komuniteti ndërkombëtar për të penguar luftën kundër korrupsionit? ! Çfarë interesi ka komuniteti ndërkombëtar që 800 gjyqtarë dhe prokurorë të kontrollohen për të ushtruar detyrën e tyre?! Nuk ka asnjë interes.

Në fakt ka paragjykime ndaj Shqipërisë dhe ajo që opozita bën në Shqipëri konfirmon paragjykimet e atyre jashtë Shqipërisë. Madje kush pengon dhe bojkoton Kuvendin, i bën dëm reputacionit të Shqipërisë dhe duhet të lërë rrugën e bojkotit. Askush në Evropë nuk e kupton pse pak para zgjedhjeve kërkohet një qeveri tjetër. Është normale që opozita s’e do këtë qeveri, por në këtë pikë është e pakuptueshme. Duhet të konsolidohet puna e parlamentit, por minimi, sabotimi i shtetit ligjor, kjo nuk është në interesin e shtetit ligjor apo të Shqipërisë.

Nëse parlamenti vazhdon të bllokohet, edhe rruga drejt BE-së do të jetë më e gjatë dhe jeta e qytetarëve shqiptarë do të bëhet më e vështirë.  Unë pyes se cili është interesi kombëtar? Interesi kombëtar i opozitës nuk mund të jetë kaosi i vendit.

Duhet t’i bëjmë apel përgjegjësisë së atyre që e kanë çuar Shqipërinë në një udhëkryq dhe kjo është: BE dhe zbatimi i ligjshmërisë apo ndërmarrja, së paku, e një rruge pak më të komplikuar?!

Ne konsiderojmë se pjesë të elitave politikave e ekonomike për shkak të mosplotësimit të interesave të tyre shpikin dhe interesa komploti.

Do të vazhdojmë me integrimin apo do të vendosim interesat e grupeve të caktuara? Në fund do të duhet për t’u marrë vendimi për të vënë interesin kombëtar përpara interesit të tyre.

Pyetje: Z. Gabriel, çfarë i rekomandoni Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës?

Të dyja pyetjet janë të vështira. Së pari këshilla ime drejtuar opozitës dhe qeverisë do të ishte zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës në përputhje me këto zgjedhje.  Ky mosbesim që ka për zgjedhje të lira të ndershme kërkonte që të bëheshin propozimet e nevojshme sesi mund të mbërrihej në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne