Ministri i jashtëm i Katarit: Sanksionet amerikane kundër Iranit nuk duhet të vazhdojnë

Ministri i jashtëm i Katarit të mërkurën duke thënë se sanksionet e njëanshme të SHBA kundër Iranit nuk duhet të vazhdojnë, ka shtuar se këto sanksione nuk do kenë asnjë efekt pozitiv.

Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka thënë të mërkurën se vendimi i Uashingtonit për të mos vazhduar masat lehtësuese për shtetet që blejnë naftë nga Irani, do të dëmtojë shtetet që varen në këto furnizime. “Sanksionet nuk duhet të zgjerohen sepse kanë një ndikim të keq në shtetet që përfitojnë nga nafta iraniane”, ka thënë Abdulrahman al-Thani në një konferencë për media në Doha. “Në Katar se nuk besojmë se sanksionet e njëanshme mund të sjellin efekte pozitive për krizat që mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut”, ka shtuar ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne