Në fund të majit Frontex i merr Shqipërisë “sovranitetin”

Në fund të majit në kufirin shqiptar do vendosen ekipet e Frontex, sipas marrëveshjes për bashkëpunimin ndërkufitar mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Këto ekipe do të kenë të drejtën të ndërhyjnë në territorin shqiptar për të frenuar trafikun e drogës dhe kontrolluar flukset e migrimit.

Aktivizimi i marrëveshjes u njoftua pas samitit të informal BE-Ballkani Perëndimor në Berlin, ku u diskutua shtyrja e paketës së zgjerimit evropian për në tetor dhe jo në qershor siç ishte njoftuar fillimisht. Kjo është marrëveshja e parë operative me një vend fqinj jashtë BE-së dhe marrëveshja e parë e këtij lloi me një partner të BE-së nga Ballkani Perëndimor.

Frontex vepron brenda Shqipërisë

Marrëveshja do të lejojë Shërbimin e Mbrojtjes Kufitare Evropiane të kryejë operacione të përbashkëta me Shqipërinë, në mënyrë për të ndihmuar të trajtuar emigracionin e paligjshëm, sidomos në rastin e ndryshimeve të papritura nga flukset migratore dhe krimit ndërkufitar.

“Marrëveshja me Shqipërinë – e para e këtij lloji me një vend jashtë BE-së – është një arritje e BE-së për menaxhimin e kufijve të jashtëm. Shqipëria ka treguar një angazhim të fortë për bashkëpunimin në fushën e migrimit dhe menaxhimit të kufijve”-tha Komisioneri  për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimistris Avramopulos.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne