Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании
Sot, gjatë një konference për shtyp Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov iu përgjigj ultimatumit arrogant dhe të papranueshëm të Kryeministres britanike Theresa May.
Pyetje:
Cila do të jetë përgjigjja e Rusisë ndaj kërkesës së Kryeministres britanike Theresa May që brenda 24 orëve të jepen sqarime lidhur me helmimin e Sergej Skripal-it? Cili do të jetë reagimi i Moskës në rast se qeveria britanike do të marrë ato masa kufizuese që ka premtuar?
Sergej Lavrov:
Dëgjuam një ultimatum të ardhur nga Londra. Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova ka dhënë tashmë një koment se si e shohim këtë situatë. Mund të shtoj vetëm që Britania e Madhe, ashtu sikundër edhe Rusia, është pjesëmarrëse në Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike, gjë që nuk është diçka e panjohur qoftë për Kryeministren, qoftë për Sekretarin për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe. Nuk kam dyshime që në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe ka ende specialistë, të cilët merren me çështjet e kësaj Konvente dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që është krijuar në bazë të kësaj Konvente. Ka mundësi që edhe pse ka ende ekspertë, askush, siç duket, nuk i dëgjon ata. Po të flasim se çfarë është e detyruar të bëjë Britania e Madhe sipas Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, është kjo më poshtë. Së pari, që në momentin kur lindën dyshime për përdorimin e një substance helmuese, e cila është e ndaluar nga Konventa, duhej t’i drejtohej menjëherë vendit, i cili dyshohet të jetë vendi i origjinës së kësaj substance. Përgjigjja ndaj një kërkese të tillë jepet brenda dhjetë ditësh. Në qoftë se kjo përgjigje i duket vendit, i cili kërkoi informacion, si e pamjaftueshme, atëherë ky vend (në këtë rast Britania e Madhe) duhet t’i drejtohet Bordit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, si edhe Konferencës së vendeve-anëtare