Bota

Ministri i Jashtëm iranian: Mos e merrni seriozisht atë që thotë Trampi

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për pavendosmërinë e Presidentit amerikan Donald Tramp për të mbajtur apo për të thyer një marrëveshje historike bërthamore që u nënshkrua mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha: “Mos e merrni shumë seriozisht atë që thotë z. Tramp,” raportoi të mërkurën agjensia e lajmeve ISNA.

Shtëpia e Bardhë ka nisur një shqyrtim gjithëpërfshirës të marrëveshjes bërthamore me Teheranin, pasi Trampi tha se Irani nuk ka jetuar me “frymën” e marrëveshjes bërthamore.

Kjo erdhi pasi Sekretari i Shtetit Rex Tillerson shkroi një letër për Kongresin, duke konfirmuar se Irani ishte në përputhje me angazhimet e tij sipas marrëveshjes. Tillerson gjithashtu përsëriti retorikën anti-iraniane të vendit dhe e quajti Iranin “sponsorin kryesor në botë të terrorizmit”.

Më pas, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif iu përgjigj akuzave të Tillersonit në Tëitter, duke theksuar se në vend që të përsërisë akuzat kundër Iranit, SHBA-ja duhet të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Gjatë fushatës së tij, Trampi premtoi të zhbëjë marrëveshjen, por pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë ai ndryshoi tonin e tij dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes.

Më herët sot, një zyrtar i administratës amerikane i njohur me këtë çështje, tha se Trampi kishte ndërhyrë personalisht për të futur një gjuhë më të ashpër në një letër të Departamentit të Shtetit për Kongresin javën e kaluar, letër që zbuloi se Irani ishte në përputhje me marrëveshjen që kufizonte programin e saj bërthamor.

Komentet e Tillersonit ishin gjithashtu porosi e Trampit, tha zyrtari.

Duke iu përgjigjur vendimit të Uashingtonit për të shqyrtuar marrëveshjen bërthamore, zëvendësministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi tha të martën se rishikimi i marrëveshjes ndërkombëtare po krijon një atmosferë mosbesimi dhe konfuzioni midis vendeve të botës, duke vënë në dukje se kjo është në kundërshtim me tekstin dhe frymën e marrëveshjes .

Araqchi, i cili nga ana e Iranit ka për detyrë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, vuri në dukje dështimin e SHBA-së për t’u zotuar plotësisht për marrëveshjen bërthamore të korrikut 2015.

Sipas Araqchi-t, të gjitha rastet në lidhje me këtë çështje do të ngrihen gjatë takimit të shtatë të Komisionit të Përbashkët të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), i cili filloi të martën në Vienë. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA