Bota

Ministri i Jashtëm Rus Sergej Lavrov për situatën e sotme në fushën e kontrollit të armatimeve në botë

🇷🇺 Ministri i Jashtëm Rus Sergej Lavrov për situatën e sotme në fushën e kontrollit të armatimeve në botë:
(8 nëntor, konferenca “Foreign Policy Priorities of the Russian Federation in Arms Control and Nonproliferation in the Context of Changes in the Global Security Architecture”, Moskë)

❗️“Prishja e Traktatit INF nga Uashingtoni ka pasoja tepër negative. Në të vërtetë, gjatë periudhës së veprimit të tij, të dyja palët kanë grumbulluar pretendime të ndërsjella, por në vend që t’i zgjidhnim ato në mënyrë profesionale dhe konstruktive, kolegët tanë amerikanë ishin të shqetësuar vetëm për të gjetur pretekste për çmontimin e Traktatit. Masat konkrete realiste të propozuara nga Rusia që kishin për qëllim heqjen e shqetësimeve të ndërsjella për të shpëtuar Traktatin në fjalë, ishin hedhur poshtë me arrogancë. Është për të ardhur keq se shumica e anëtarëve të NATO-s iu nënshtrua kërkesave të Uashingtonit dhe nuk e pranuan propozimin tonë për të kontrolluar me sytë e tyre gënjeshtrën e pretendimeve amerikane.

Sot është shumë urgjente që të zgjidhim çështjen e zgjatjes së Traktatit Ruso-Amerikan START-3, i cili, pavarësisht problemeve ekzistuese, mbetet instrumenti i fundit efektiv dypalësh në fushën e kontrollit të raketave bërthamore. Zgjatja e tij do të parandalonte rrëzimin përfundimtar të mekanizmave kontrolluese dhe kufizuese dhe do të na lejonte të fitonim kohë për të studiuar qasje ndaj metodave të mundshme të rregullimit të teknologjive të reja ushtarake, si edhe për të bashkërenditur përbërjen e pjesëmarrësve në negociatat e mundshme. Ndërkohë, Uashingtoni po shmang një bisedë serioze. Për më tepër, publikisht dërgon sinjale jo-optimiste në lidhje me perspektivat e Traktatit. Është sinqerisht provokuese të vendosësh vazhdimisht si parakusht pranimin e Kinës në këtë proces, në kundërshtim me qëndrimin e deklaruar qartë të Pekinit.

Ne do të bëjmë çmos për të rivendosur dinamikën e procesit të kontrollit të armatimeve. Ne jemi të hapur për bashkëveprim konstruktiv me të gjithë ata që janë të gatshëm për të punuar bashkë për forcimin e sigurisë ndërkombëtare në bazë të interesave të ndërsjella, bilancit të interesave të të gjitha palëve të bazuar në një shqyrtim gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve pa përjashtim që ndikojnë në stabilitetin strategjik global”./gazetaimpakt

OPINIONE