Përfundon mbledhja në selinë blu, Bylykbashi: Bëmë propozime konkrete, luftë shit-blerjes e manipulimit të votave

Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Punës të Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së opozita ka propozime konkrete për zgjidhje, sai përket votimit.

Çështjet themelore në planin e opozitës, sipas Bylykbashit, janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”, tha Bylykbashi.

Kur do kemi takim me mazhorancën?
Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne