Ministri i Mbrojtjes së Iranit: Kemi marrëdhënie të mira me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, gjeneralbrigade, Emir Hatemi bëri të ditur se me Turqinë kanë marrëdhënie të mira, ndërsa me vendet fqinje kanë marrëdhënie vëllazërore reciproke.

Në deklaratën e tij të bërë në televizionin shtetëror, Emir Hatemi i bëri një vlerësim rendit të ditës dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.

Gjeneralbrigade Hatemi tërhoqi vëmendjen në marrëdhënie të mira të Iranit me vendet fqinje në rajon si Turqia, Afganistani, Azerbajxhani dhe Pakistani, ndërsa shtoi se marrëdhëniet në fjalë bazohen në parimet vëllazërore reciproke.

“Irani është i sinqertë me vendet fqinje dhe nga vizitat e bëra kohëve të fundit në këto vende kam marrë përshtypje të mira”, bëri të ditur Hatemi, ndërsa shtoi se përkrahë diplomacinë dhe politikën e jashtme në këtë drejtim.

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, gjeneralbrigade, Emir Hatemi bëri të ditur se edhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Iranit, ka vizituar vendet fqinje dhe ka patur vizita pozitive dhe të dobishme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne