OKB: Rreth 2 miliardë njerëz jetojnë në varfëri në botë

Rreth dy miliardë njerëz në botë jetojnë në varfëri.

Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare, gjendja e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare përsëri është në fokus të opinionit botërorë. Janë publikuar të dhënat se 753 milion njerëz jetojnë në varfëri të rëndë.

Sipas të dhënave të publikuara, për shkak të përleshjeve dhe fatkeqësive natyrore, të cilat janë regjistruar vitin e kaluar në botë, mbi 200 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare ndërkombëtare.

Konfliktet në Siri, Jemen, dhe Sudanin Jugor kanë qenë shkaktare që miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave të Organizatës për zhvillimin e iniciativës, mbi 201 milion njerëz në 134 vende të botës janë në gjendje nevoje për ndihmë.

Krizat e vitit të kaluar kanë vazhduar edhe këtë vit në 21 vende. Banorët e këtyre vendeve nga viti në vit ballafaqohen me probleme të ndryshme.

Rreth dy miliard njerëz jetojnë me të ardhura mesatare prej 3,2 dollarë në ditë, kurse 753 milion njerëz në botë jetojnë me 1,9 dollarë në ditë.

Më së shumti ndihma humanitare vitin e kaluar janë dërguar në Siri, pastaj në Jemen. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2008 shpalli 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare.(AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne