Ministri i ri i Brendshëm në pikëpyetje, dyshime për rolin e tij në ‘21 janar’

Mëngjesin e së shtunës, Kryeministri Edi Rama dorëzoi në Presidencë dy dekrete, i pari për shkarkimin e Fatmir Xhafajt dhe i dyti për emërimin në vend të tij të Gjeneralit Sandër Lleshi. Por nëse për shkarkimin e Xhafajt, firma e kreut të shtetit ishte e menjëhershme, nuk ndodhi e njëjta gjë për dekretin e emërimit në detyre të Sandër Lleshit.

Burime për ‘Vizion Plus’, shprehen se siç parashikohet ne ligj, Presidenca ka kërkuar informacion mbi figurën e Sander Lleshit në të gjithë institucionet ligjzbatuese, përfshi dhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin Informativ të Ushtrisë.

Po pse këto dy institucione?

Të njëjta burime saktësojnë se shkak kryesor për këto informacione të kërkuara nga këto dy shërbime sekrete është ngjarja e ‘21 janarit’. Në atë kohë, Lleshi ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe dyshohet se ai ka bërë planin për shpalljen e shtetrrethimit në vend, pas këtyre ngjarjeve.

Ajo që mbetet për t’u verifikuar është fakti nëse këtë plan Sandër Lleshi e ka bërë me urdhër apo me iniciativën e tij.

Deri në mbërritjen e përgjigjeve nga SHISH dhe SHIU, dekreti për emërimin e Lleshit në këtë detyrë do të mbesë në tryezën e Presidentit Ilir Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne