Video/ Rrëzohet në stadium helikopteri i pronarit të klubit anglez

Helikopteri i biznesmenit dhe pronarit të klubit anglez Leicester City, Tai Viçai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në stadiumin e King Power Stadium pas ndeshjes së Premier League të Leicester kundër West Ham.

Sipas disa dëshmitarëve helikopter ra në parkingun e klubit pasi kishte patur dhe më parë probleme që në fillim të nisjes dhe ngritjes për në ajër.

Deri më tani nuk dihet sa persona që ndodheshin në bord.  Ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke marrë masat e nevojshme pas incidentit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne