Ministri izraelit palestinezëve: Do t’ua bëjmë si në vitet ’48

Ministri izraelit Tzachi Hanegbi ka paralajmëruar se nëse nuk ndalen proteatat në Jerusalem, atëherë autoritetet do të marrin masa si ato të pushtimit të viteve 1948 dhe 1967.

Ministri izraelit i postoi këto deklarata në rrjetet sociale, duke kujtuar spastrimin masiv etnik kundër popullsisë vendase.

“Nakba e tretë do të fillojë, a ju kujtohen vitiet ’48 dhe ’67, pra kështu nisë e tëra…”

“Ju kemi paralajmëruar” përfundon ministri në fjalë.

Jerusalemi dhe shumica e territoreve në Bregun Perëndimor dhe Gaza janë ngritur kundër masave ndaluese për tu kyqur në xhaminë e shenjtë Al Aksa, pas valës së dhunës që nisi javën e kaluar. Protestat janë kthyer në vdekjeprurëse për palestinezët, të cilët po gjuhen me plumba gome dhe gaz lotsjellës. /MESAZHI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne