Ministri izraelit sulmon kompleksin Al-Aksa të Jeruzalemit

Ministri izraelit i bujqësisë, Uri Ariel, të martën, shkeli në pragun e Jerusalemit Lindor, në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, sipas një zyrtari palestinez.

“Ariel, së bashku me 10 koloni hebrenj, sulmuan xhaminë Aksa dhe bën një turne në zonë nën mbrojtjen e forcave izraelite,” tha në një deklaratë Firas al-Dibs, një zëdhënës i Autoritetit të Ndihmave Fetare të Jordanisë në Jeruzalem.

Sheiku Omar al- Kiswani, drejtori i xhamisë Al-Aksa , nga ana e tij, fajësoi mbështetjen e qeverisë izraelite për rritjen e numrit të vizitave nga ministrat izraelitë dhe anëtarët e Knesset në vendin e shenjtë.

” Xhamia Al-Aksa po ballafaqohet me sulme të përsëritura izraelite në një përpjekje për të ndryshuar statuskuone brenda xhamisë,” i tha ai Agjencisë Anadolu .

Al- Kiswani i beri  thirrje botës arabe dhe islamike për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa kundër shkeljeve të vazhdueshme izraelite.

Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Çifutët, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, në të cilin gjendet Al-Aksa, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme në 1967. Ai zyrtarisht aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e tij, masë kjo që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare./ yenisafak/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne