Quevedo: Sanksionet amerikane ndaj Venezuelës do të dëmtojnë tregun global të naftës

Në një intervistë të transmetuar nga kanali privat “Televen”, Manuel Quevedo, i cili është njëkohësisht president i kompanisë së naftës, komentoi sanksionet e SHBA-së të imponuara javën e kaluar ndaj kompanisë PDVSA dhe degës së saj amerikane, Citgo.

Quevedo tha se sanksionet e SHBA-së dhe luftërat tregtare do të ndikojnë në çmimet e naftës në vitin 2019.

“Ajo që ndodhi me Citgo është tërësisht e paligjshme, një vjedhje, e cila u tentua me anë të sanksioneve”, u shpreh ai.

Vendi i Amerikës së Jugut është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Presidenti Nicolas Maduro u betua për mandatin e tij të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.

Tensionet u rritën kur kreu i opozitës, Juan Guaido, u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-ja dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Deri tani Maduro i ka refuzuar këto thirrje duke akuzuar Uashingtonin për orkestrimin e një grusht shteti kundër qeverisë së tij.

Sanksionet amerikane ndaj kompanive të naftës në Venezuelë mund të shkaktojnë vështirësi ekonomike për Maduron.

Ekspertët thonë se një sasi e konsiderueshme e parave të PDVSA-së janë në bankat e SHBA-së.

Rrjedha e parave të gatshme të Venezuelës do të dëmtohet në mënyrë serioze, thonë ekspertët, pasi që 7 miliardë dollarë në asete pritet të bllokohen dhe së paku 11 miliardë dollarë të ardhura nga nafta do të humbasin gjatë vitit të ardhshëm.

Uashingtoni po ashtu i dorëzoi Guaidos kontrollet e llogarive të Venezuelës në bankat amerikane.

Maduro, i cili ka vazhduar politikat sociale të presidentit të ndjerë Hugo Chavez, besohet se po përballet me një situatë të tmerrshme ekonomike dhe shkurtimi i ndihmës për të varfërit ka të ngjarë ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Marrja nga Maduro e kontrollit të të ardhurave të naftës, baza e ekonomisë së Venezuelës, dhënia e tyre Guaidos, si dhe vendimi për sanksione ndaj kompanive të naftës, është lëvizja më e guximshme e SHBA-së deri tani për të rritur presionin mbi Maduron.

Që nga fillimi i krizës muajin e kaluar, Turqia ka qëndruar e vendosur në krah të Maduros duke theksuar se njohja e Guaidos është antidemokratike dhe promovon një grusht shteti.

Rusia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika gjithashtu kanë mbështetur Maduron. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne