Ministri i jashtëm i Katarit shkon në Francë dhe Angli

Ministri i jashtëm i Katarit sot është nisur për në Francë dhe Angli për të diskutuar mbi marrëdhëniet me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.

Sipas një njoftimi të agjencisë Anatoli të lajmeve, Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani, ministër i jashtëm i Katarit do të ketë takime të rëndësishme me Boris Johnson ministër i jashtëm i Anglisë dhe me Zhan Ive Ledurian ministër i jashtëm i Francës. Më herët ministri i Jashtëm i Katarit ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus në Moskë, takim i cili vjen pas ndërprerjes së lidhjeve diplomatike prej fqinjëve të vet. Të dy ministrat ranë dakord që kriza duhet të mbetet një çështje e brendshme. Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani tha se i shpjegoi ministrit të jashtë rus për atë që ai e quajti një mbështetje ndaj krizës së fundit në botën arabe dhe pikëpamjet e Dohas mbi çështjen. Ai tha se një fushatë e gjerë informacioni ka nisur për të demonizuar Katarin, duke pretenduar se të gjitha akuzat kundër Dohas deri më tani qenë të “pabazuara dhe të improvizuara” si dhe mungojnë specifikat. Nëse ka pretendime të qarta, ata do të diskutoheshin më mirë në tryezë. Para se të merrnin ndonjë masë, Katarit duhet t’u ishte dhënë mundësia për t’iu përgjigjur akuzave, tha ai. Z. Lavrov gjithashtu shprehu mendimin e tij, duke qenë se konflikti duhet të qëndrojë brenda fushëveprimit të Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Moska është kundër çdo përshkallëzimi, dhe ne në Katar pajtohemi me këtë, tha al-Thani pas takimit të tij me Lavrov. Duke e konsideruar Rusinë si lojtar kryesor në arenën ndërkombëtare, al-Thani tha se Doha e sheh të rëndësishme për të diskutua mbi krizën me Moskën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne