Ministri turk i Drejtësisë kritika Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül kritikoi sot një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) që bën thirrje për masa të përkohshme kundër Turqisë me kërkesë të Armenisë, e cila tani është përfshirë në një konflikt me Azerbajxhanin fqinj.

“Vendimi ishte politik dhe u mor pa marrë në konsideratë as këndvështrimin e Turqisë”, u tha Gül gazetarëve në kryeqytetin Ankara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy po ashtu kritikoi vendimin, duke thënë se hapi i GJEDNJ-së është një goditje për kredibilitetin dhe reputacionin e saj pasi i mungon themeli dhe Ankaraja as nuk u konsultua.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne