Rritet në 31 numri i civilëve azerbajxhanas që kanë humbur jetën në sulmet e Armenisë

Rritet në 31 numri i civilëve azerbajxhanas që kanë humbur jetën dhe në 154 numri i personave që janë plagosur në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve të Azerbajxhanit.

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi bilancin e dëmeve në njerëz dhe materiale të shkaktuara për shkak të sulmeve të Armenisë nga periudha 27 shtator deri me 8 tetor.

Sipas deklaratës, në periudhën në fjalë kanë humbur jetën 31 civilë azerbajxhanas dhe janë plagosur 154 të tjerë.

Gjithashtu në sulmet e Armenisë u bënë të papërdorshme 928 shtëpi, 45 apartamente dhe 133 ndërtesa publike.

Ndërkohë përfaqësuesi i zyrës së presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev, njoftoi se është shkatërruar sistemi raketor Grad i ushtrisë armene që ka hapur zjarr ndaj vendbanimeve civile azarbajxhanase.

Ndër të tjera Hacıyev shtoi se me shkatërrimin e sistemit Grad është shpëtuar jeta e shumë civilëve/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne