Ministri turk i Mbrojtjes uron Azerbajxhanin për fitoren në Malësinë e Karabakut

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, publikoi mesazh urimi për fitoren e Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut.

Akar në rrjetet sociale të ministrisë vlerësoi deklaratën që përfundon pushtimin armen në Malësinë e Karabakut.

“Urojmë fitoren e vëllezërve tanë turq të Azerbajxhanit të cilët për të rimarrë tokat e veta që ishin rreth 30 vite në pushtim, dhanë një luftë të drejtë për t’i dhënë fund sulmeve barbare të Armenisë dhe të cilët këtë luftë e përfunduan me sukses. Edhe në procesin e zbatimit të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar, kthimit të të gjitha tokave nën pushtim tek Azerbajxhani, si dhe në procesin e vendosjes së paqes dhe qetësisë në rajon do të vazhdojmë të jemi një me vëllezërit tanë azerbajxhanas”, theksoi Akar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshje për armëpushim.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne