Gjermani, hidhet bojë në murin e një xhamie ndërsa te tjetra tentim për grabitje

Në një xhami të Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) në Gjermani është hedhur bojë ndërsa në një xhami tjetër është tentuar të kryhet grabitje.

Në xhaminë DITIB Eyup Sultan në qytezën Hochst në afërsi të Frankfurtit është hedhur bojë e kuqe dhe e gjelbër.

Anëtari i Bordit të kësaj xhamie, Burhan Hizal tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Nuk e dimë se kush mund të ketë kryer sulmin. Ne si komunitet dhe familjet tona jemi të shqetësuar nga sulmet gjatë periudhës së fundit ndaj xhamive”, tha ai.

Ai kërkoi që sa më shpejtë të gjenden sulmuesit.

Tentim për grabitje në Nordrhein-Westfalen

Ndërkohë në xhaminë DITIB Mimar Sinan në qytezën Balve të shtetit Nordrhein-Westfalen ka ndodhur tentim për grabitje.

Kryetari i shoqatës së xhamisë, Ozkan Guler tha se një person me maskë dhe elektrik dore rreth orës 01:00 ka tentuar të hyjë në xhami por pasi ka vërejtur kamerën e sigurisë në xhami është larguar.

Guler tha se incidentin e kanë paraqitur në polici./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne