Sekretari amerikan i Drejtësisë, Bill Barr u ka dhënë kompetenca zyrtarëve të Departamentit që të hetojnë “pretendimet me bazë të fortë” me arsyen se ka patur korrupsion në votat e zgjedhjeve presidenciale 2020.
Sipas lajmeve në shtypin amerikan, Barr publikoi një njoftim që zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë të hetojnë pretendimet me bazë të fortë se në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 nëntor të martën ka patur korrupsion.
“Mund të hapet hetim për akuzat e besueshme për parregullsi që mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet”, ka deklaruar Barr.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura javën e kaluar në SHBA, kandidati demokrat Joe Biden doli fitues, por presidenti Donald Trump ngriti padi të ndryshme me arsyetimin se ka patur korrupsion në votimet nëpërmjet postës, kryesisht në rajonet si Pennsylvania, Nevada, Georgia dhe Wisconsin./AA