Ministri turk: SHBA do ti dorëzojë sot Turqisë avionin e katërt luftarak F-35

Ministri i mbrojtjes i Turqisë tha se tre nga katër avionë luftarakë F-35 ju dorëzuan vendit nga SHBA-ja dhe i fundit pritet të dorëzohet të premten.

“Për të mbrojtur të drejtën dhe ligjet tona, ne po mbajmë kontakte dhe bisedime,” tha Hulusi Akar gjatë një vizite në gazermat Sulltan Murat, ku përfaqësia ushtarake turke ndodhet prezente si pjesë e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Akar tha se Turqia i ka përmbushur të gjitha përgjegjësitë e saj.

“Ne jemi një nga tetë partnerët e këtij projekti. Kemi dhënë një shumë të konsiderueshme parash dhe i kemi përmbushur të gjitha përgjegjësitë tona. Në kuadrin e marrëveshjes që kemi arritur, janë dorëzuar tre avionë dhe i katërti do të dorëzohet sot. Ne kemi pilotë tanë atje. Kemi katër pilotë në qendrën trajnuese për fluturime dhe dy nga pilotët tanë janë duke bërë detyrat e tyre përgatitore, personeli i mirëmbajtjes janë oficerë të gradave më të ulëta, por edhe ata janë gjithashtu duke u trajnuar,” tha ai.

Akar tha se Turqia është ende e interesuar për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot nga SHBA, të cilën amerikanët e kanë me mëdyshje për të shitur.

“Mbrojtja e vendit dhe kombit tonë është detyra jonë më e rëndësishme. Qëllimi i vetëm i Turqisë është të mbrojë territorin dhe kombin e tij,” tha ai.

“Ne kemi punuar për këtë. Ne kemi thënë se mund ta marrim sistemin raketor amerikan dhe në të njëjtën kohë të marrim edhe sistemin S-400. Autoritetet tona po vazhdojnë negociatat e tyre, kështu që ne kemi demonstruar qartë se jemi të gatshëm të blejmë sistemin Patriot”, shtoi ministri i mbrojtjes.

Akar arriti të enjten në Kosovë nga Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë Veriore, pas takimeve të tij me zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne