Analize estetike e Opinionit te Blendi Fevziut

Nga Fabjan Ceka

Post-socializmi shqiptar nuk shquhet per arritje te medha artistike, perkundrazi, kapitalizmi ne Shqiperi vertetoj se shqiptaret, ne pergjithesi, nuk kane prirje artistike dhe nuk arrine dot te krijojne art bashkohor ku te reflektohen pasojat e periudhes genocidale dhe terroriste te tranzicionit kapitalist ne Shqiperi. Ate qe kemi pare eshte renia dramatike e prodhimit kinematografik, dhe ato pak filma qe prodhohen, jane amatoresk, grotesk dhe qesharak, ku dalin ne pah probleme te thella teknike, te cilat, ne fakt, tregojne mesataren e nivelit nen-mesatar te personit shqiptar ne raport me shtetet e tjera. Vendin e kinematografise dhe artit e kane marre muzika e konsumit dhe debatet televizive me tematika politike, ku vendin kyesor e ze Opinioni i moderatorit Blendi Fevziu. Opinioni eshte “amaneti” i Ahmet Zogut dhe klases se bejlereve shqiptar para se atyre t’u konfiskohej pasuria, mesazhi ne shishe i hedhur ne detin e te ardhmes ne pritje te nje kohe neo-zogiste. Nese tek Soiréeja e moderatores Jonida Shehu kemi tone te thella dekadence dhe melankolie, dhe kendveshtrimi i emisionit eshte subjektiv, e thene ndryshe, çdo gje qe ndodh ne Soirée eshte bota imagjinare e moderatores, dhe menyra se si ajo e percepton realitetin shqiptar, Opinioni i Blendi Fevziut eshte nje veper neo-klasike dhe kendveshtrimi eshte objektiv. Ne Opinion realiteti nuk paraqitet nga kendveshtrimi subjektiv i Fevziut, Shqiperia eshte ajo qe eshte, pikpamja eshte teresisht objektive: ne Shqiperi ka te varfer dhe te pasur, dhe Blendi Fevziu i perket shtreses se pasur, dikur e deklasuar, dhe pas fitores se reaksionareve ajo tanime eshte ne majen e piramides shoqerore. Opinioni eshte nje emision klasor, shoqeria paraqitet e ndare ne klasa, bota eshte reale, vuajtjet jane reale, ne dallim me Soiréene, ku dhimbjet nuk egzistojne, te gjithe jane te lumtur dhe pine vere, dhe qe kane nje mosperfillje te dhunshme ndaj shtresave te varfera, madje te varferit as qe nuk egzistojne fare, ata jane te padukshem. Opinioni eshte nje monument neo-klasik dhe neo-zogist, ne te, here-pas-here flitet per periudhen e Ahmet Zogut me tone melankolie, qe te kujton deri diku dekadencen e Soiréese. Kur flitet per periudhen e Zogut ne Opinion, ajo gjithmone pershkruet me terma pozitive. Zogizmi paraqitet si nje periudhe e arte e Shqiperise, ku njerezit ishin te pasur, varferia nuk egzistonte, ishin te lumtur, te veshur mire dhe me rroba te shtrenjta. Kur pershkruhet periudha e mbreterise, merret si shembull gjithmone menyra se si ishin veshur deputetet e Kuvendit te kohes. Analizohen me fanatizem veshjet e atyre deputeteve per te vene ne dukje se ne ate kohe njerezit visheshin mire sepse ishin te pasur, por fatkeqesit e shqiptareve filluan me socializmin ku njerezit u bene te varfer dhe prandaj Shqiperia sot eshte nje vend i varfer. Zogizmi eshte Soiréeja e Blendi Fevziut. Tendencat neo-zogiste te Opinionit dalin ne dukje sidomos kur ne emision trajtohen tematika qe kane te bejne me pushimet, boten e konsumit, seksin, rrjetet sociale, gatimet, makinat, dhe argumente qe bejne pjese ne repertorin e revistave per gra qe adhurojne boten e krijuar nga makina industriale e iluzioneve dhe konsumit Made in USA te cilat shiten ne te gjithe boten qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore, dhe ku efektet e dyndjeve akinxhie te Hollywoodit hyjne ne shtepite e popullsive dikur nomade duke adhuruar opinionet e te ftuarve sikur dikur adhuroheshin aktoret e kinematografise socialiste. Fotografia e Opinionit te kujton ate te filmave post-socialist. Fotografia ne filmat shqiptare te post-socializmit eshte shume reale, prandaj ato filma nuk jane te vertet, dhe nuk paraqesin dot te verteten ashtu siç eshte ne shoqerine shqiptare. Fotografia, ne kinematografi, paraqet te verteten ne menyre jo te vertet, dhe prandaj ajo jep iluzionin e te vertetes. Filmat shqiptar post-socialist kane nje fotografi shabllon, pa thellesi, te ftohte, te drejtperdrejt, vulgare dhe ofenduse, ato nuk arrijne dot te imitojne te verteten ne menyre artistike, dhe mbeten tek paraqitja e te vertetes ashtu siç eshte, ne menyre artistikisht jo te vertet, gje qe nuk ka lidhje fare me artin dhe te verteten. Opinioni eshte nje veper shume here me artistike se filmat qe jane prodhuar ne Shqiperi pas shkaterrimit te Kinostudios Shqiperia e Re. Ne Opinion “aktoret” jane te besueshem ne menyren e tyre te aktrimit dhe nuk mund te krahasohen me pa aftesine dramatike te aktoreve qe marrine pjese ne filmat qe sot prodhohen ne Shqiperi. “Regjia” e Fevziut, nga pikepamja stilistike, eshte nje regji klasike, arrine te pershkruaj Shqiperine bashkohore ne menyre reale, por njekohesisht te ftohte dhe brutale. Nuk ka lidhje emocionale me subjektin, ndihet i shkeputur nga ai. Regjizoret e kinemase bashkohore shqiptare nuk arrine dot akoma te pershkruajne ne menyre reale Shqiperine e post-socializmit, prandaj keto filma nuk mund te quhen vepra artistike. Ato kane vlera statistikore ku mund te analizohet niveli i pa aftesise i artisteve shqiptar. Dialogjet midis “aktoreve” te Opinionit jane reale, ato bazohen tek e folura e perditshme e shqiptareve, nuk ngjasojn me dialogjet fars, dhe te pa vertet qe shohim ne filmat post-socialist, ne te cilen perdoret nje gjuhe qe nuk egziston ne shoqerine shqiptare, ku historia dhe ngjarjet zhvillohen ne nje shoqeri e cila nuk egziston, por egziston vetem ne imagjinaten e atyre qe thonin e duam Shqiperine si gjithe Europa dhe permendnin çekun e bardhe. Nese realiteti qe paraqitej ne filmat e Realizmit Socialist ishte ai i kendveshtrimit te luftes se klasave, nje shoqeri ku diktatura e proletariatit ishte ne sukses te plot duke çuar Shqiperine drejt shoqerise komuniste, kendveshtrimi, edhe pse i njeanshem, ishte i vertet, ai tregonte ne menyre reale shoqerine shqiptare. Situatat qe paraqiteshin ne filmat e Kinostudios ishin te verteta, dialogjet dhe fotografia e filmit arrinte te paraqiste artistikisht ne menyre te vertet realitetin shqiptar. Filmat e post-socializmit paraqesin nje realitet qe eshte fantazia e atyre qe permbysen socializmin ne Shqiperi, si ata e shohin shoqerine kapitaliste, dhe ne menyre te pavetedijshme ata nxjerrin realitetin duke krijuar prodhime groteske dhe patetike, te cilat arrine te reflektojne, pa dashje, gjendjen e vertet ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare sot. Keto filma nuk arrin dot te pershkruajne realitetin shqiptar ashtu siç eshte, pikerishte per faktin se e verteta eshte qe shqiptaret nuk jane te afte te paraqesin te verteten ne kete periudhe terroriste qe ndodhet Shqiperia qe nga ndryshimi i sistemeve. E verteta e ketyre filmave eshte e pa verteta e tyre. Sa me pak filma prodhohen ne Shqiperi, aq me shume emisione me permbajtje politike shtohen, si zhaneri i vetem i cili arrin te mbijetoj dhe te jete i suksesshem duke garantuar nje shikueshmeri te larte, dhe i cili ka marre persiper te tregoj realitetin shqiptar, per aq kohe sa kinematografia shqiptare te arrij te kuptoj se ku ndodhet shoqeria shqiptare, gje te cilen Opinioni i Blendi Fevziut e di mjaft mire. Me te ftuarit e tij, ai rikrijon skena qe te kujtojne femijet e dikurshem qe mblidheshin para pallatit dhe luanin ose debatonin rreth nje çeshtje te caktuar. Dimensioni piterpanesk eshte mjaft i dukshem dhe i rendesishem ne Opinion. Debatet shpesh here marrin rritmin dhe dinamiken e femijeve qe dikur luanin para pallatit, ky eshte dimensioni piterpanesk i Opinionit te Fevziut. Fevziu i perket brezit te atyre qe u rriten ne socializem duke luajtur para pallatit, dhe ky tipar del shpesh ne debatet e Opinionit. Dimensioni neo-zogist dhe ai piterpanesk nuk jane ne konflikt ne Opnion. Neo-zogizmi del ne pah ne tema siperfaqesore te karakterit konsumist. Kurse ai piterpanesk lidhet dhe shfaqet ne tema qe kane te bejne me te kaluaren e femijerise te brezit te para viteve 90.
Opinioni sherben si hapesire televizive ku shtresa neo-zogiste legjitimon vetveten nepermjet debateve ku flitet per pushime dhe stilin e jeteses se tyre duke bere gjithmone dallimin midis periudhes socialiste dhe ate te sotmes, ku ajo etape e historise shqiptare paraqitet si e prapambetur, e varfer, dhe qe nuk benin dot pushime jashte shtetit, ashtu siç ata donin. Ne Opinion Shqiperia paraqitet si nje vend ku mundesite per tu pasuruar egzistojne per te gjithe, kendveshtrimi eshte gjithmone pozitiv, ata qe kane sukses ne kapitalizem e meritojne sepse vet suksesi i tyre eshte prova e zotesise se tyre. Ne Opinion Shqiperia vazhdon te mbetet ne tranzicion, ne dallim me Soiréene, ku tranzicioni ka kohe qe ka mbaruar, shtresa e pasur jeton ne nje bote imagjinare, dhe nuk i intereson te dije se çfare ndodhe ne boten reale. Dekadenca eshte totale. Edhe ne Opinion ka deri diku tendenca dekadence kur flitet per tema si seksi, dashuria, dhe tema te tjera rreth kesaj natyre, por ne Opinion ka gjithmone nje fare permbajtjeje konservatore qe nuk e ben ate te shkeputet totalisht nga realiteti siç ndodh tek Soiréeja. Ne Opinion kujtimet e socializmit jane ala afer, dhe per neo-zogistet mundesia e rikthimit te nje sistemi te tille i ben qe ata te ken nje lloj frenimi ne shkeputjen ndaj realitetit. E kunderta ndodh tek Soiréeja, ku kujtimet e periudhes socialiste nuk egzistojne me, madje as ato te tranzicionit, gje qe i lejon personazhet e Soiréese te jene te shkeputur nga bota reale. Opinioni dhe Soiréeja jane i njejti emision ne periudha te ndryshme kohore dhe historike. Realiteti qe shfaqet ne Opinion eshte ai i se tashmes, ashtu siç ne e njohim ate ne jeten tone te perditshme, me momentet e lumtura dhe momente te trishtuara. Soiréeja eshte Opinioni ne te ardhmen. Tek Soiréeja egziston vetem lumturia, egzistojne vetem te pasurit, çdo gje eshte e mundshme, kufijte nuk egzistojne, kapitalizmi ka pushtuar çdo cep te botes, ndryshe nga Opinioni, ku kapitalizmi eshte ala duke luftuar per te gjetur legjitimitet ne shoqeri, ku ka akoma njerez qe nuk e duan kapitalizmin. Opinioni eshte akoma ne shekullin e XX, Bashkimi Sovjetik dhe Muri i Berlinit nuk kane rene akoma. Soiréeja perfaqeson te ardhmen, ku kapitalizmi eshte global, dhe merzitija, melankolia, dhe dekadenca jane pasoja e thyerjeve te tabuve, kufijeve te kapitalizmit, ku nuk ka me te panjohura, endrra dhe ideale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne