Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit: Amerika duhet t’i ndryshojë politikat e saj të dështuara

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj protestave të fundit dhe ka theksuar se Amerika duhet ta dëgjojë zërin e popullit të vet dhe t’i ndryshojë politikat e saj të dështuara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka shkruar: “Regjimi i Amerikës që nuk ka zbatuar premtimin e vet për t’i dhënë fund humbjes së parave në aventurat e jashtme, tani është zhytur në krizën e vetëkrijuar të virusit Korona. Qeveria amerikane për t’i frikësuar protestuesit po përdor ushtrinë, qenët e këqij dhe armët e shëmtuar, por në vend të këtyre mjeteve të dhunshme, qeveria e Amerikës duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve të saj dhe duhet t’i ndryshojë politikat e saj të dështuara”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne