Ministria ruse e jashtme: Abu Bekr Bagdadi mund të jetë vrarë

Ministria e jashtme e Rusisë njoftoi vrasjen e Abu Bekr Bagdadit.

Siero Moltov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë, ka thënë se ka shumë mundësi që Abu Bekr Badgadi, kreu i ISIS të jetë vrarë në operacionet ajrore të forcave ruse në fillim të këtij muaji. Më herët ministrja e mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një zone të goditur nga një sulm ajror rus në Raka të Sirisë, nga ku mendohet se mund të jetë vrarë kreu i grupit terrorist takfirist Abu Bekr Bagdadi. Fotot e publikuara nga televizioni rus, Russia Today, janë të njëjtat me fotot e filmuara nga sateliti më 13 dhe 29 maj, pasi një sulmi të raportuar në kohë. Katër ndërtesa, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ishin përdorur nga komandantët e terroristëve të ISIS janë shkatërruar plotësisht. Më parë, ushtria ruse tha se sulmet ajrore të kryera nga avionët Su-34 dhe Su-35 mund të kenë vrarë kreun e grupit terrorist takfirist ISIS. Ministria tha se takimi, ku Bagdadi ishte i pranishëm, kishte diskutuar zhvendosjen e trupave të ISIS nga Raka. Qyteti është prej kohësh kalë beteje për palët në konflikt, ndërsa synohet çlirimi i tij nga grupit terrorist takfirist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne