Ministrja e Jashtme e Kosovës, Doniga Gërvalla, thotë se kryeministri Edi Rama sot në Prishtinë keqpërdori mikpritjen. Deklaratat ajo i bëri gjatë një interviste për Klan Kosovën.
Gërvalla shtoi më tej se Rama bëri fushatë në Kosovë, por pa thënë së në përkrahje të kujt.
“Edi Rama mbajti fjalim të papërshtatshëm, keqpërdori mikpritjen e Kosovës, erdhi për të bërë fushatë. Pa fije respekti ndaj institucioneve të Kosovës. Në fjalimin e tij nuk kishte asgjë vllazërore”, tha Gërvalla. Më poshtë video e deklaratave të saj. ©LAPSI.al