Mjeku Dervish Hasi mbahet në burg për moral!

Nga Nikolle Lesi

Siç është bërë publike mjeku Dervish Hasi që punonte në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet e ku stafi mjeksor flet me supërlativa për të si mjek, është tashmë i arrestuar. Ndodhet në burg dhe akoma prokuroria nuk e ka dërguar dosjen penale në gjykatë. Mjeku është arrestuar me një akuzë të paqenë, në mos idiote. Ai akuzohet për  “Trafikim te miturish “ sipas nenit 128/b te Kodit Penal”. Një prej avokatëvë të tij shkruan se “për  mua si avokat dhe si jurist nuk ka asnjë provë për këtë akuzë, por edhe nëse e ngre zyrtarisht Prokuroria, prapë do ta vlerësojë gjykata”.

Në të vertetë prokuroria po sillet duke pyetur pa fund njerëz, familjarë të vajzës tiranase, ekspertë, etj.

Me sa duket edhe prokuroria nuk bindet në akuzën e sjellë nga policia e Tiranës për “Trafikim të miturish”, por po sillet se si të gjejë një akuzë, aq me tepër se ky person, pra Dervish Hasi, është një nga emrat më publikë në Shqipëri.

Ai u bë i famshëm në të gjitha mediat në momentin e arrestimit, pasi sapo policia i vendosi prangat mjekut të njohur, nga zyrat e policisë vrapoi lajmi nëpër media se “kemi kapur një doktor me disa gra”!

 

Natyrisht që mediat e kishin “ushqim” të gatshëm doktorin dhe plasen shkrimet, emisionet, titujt e gjithçka e mundshme për të ngrënë “peshk” nga trupi i mjekut të Sanatoriumit të Tiranës.

Me pak fjalë po flasim për mjekun që u kap në makinë me një 17 vjeçare pas padisë së prindërve të saj se vajza na shoqërohet me një mjek! Dhe se padinë po e bëjmë nga turpi në fshat se po flasin mileti për vajzën që është lidh me një doktor 40 vjeçar dhe që ka dy gra! Me njerën i martuar, me fëmije dhe tjetrën pa gjendje civile.

Kaq ishte në thelb padia e prindërve të vajzës tashmë 17 vjeçare dhe që, sipas saj, mezi pres të mbush 18 vjeçe dhe të martohem me mjekun që është në burg.

Në fakt kjo histori është për film që një regjizor i madh mund të realizonte dhe do të ishte film i shumëshikuar.

Mjeku njihet me vajzën 16 vjeçare pasi gjyshja e saj ishte në spital dhe u operua në zemër nga mjeku Dervish Hasi, natyrisht bashkë me mjekë të tjerë të njohur të spitalit. Por mbi kokë i qëndroi gjyshes mjeku Hasi dhe vajza që më vonë ra në dashuri me mjekun që kishte dy gra!

Zakonisht dashuritë e mëdha të marrin në qafë, aq me tepër kur je i martuar!

Duke folur me avokatërit e mjekut, me jurist, edhe me të madhin avokat Spartak Ngjela, edhe me familjarët e vajzës, edhe me djalin e madh të doktorit, një djalë i jashtëzakonshëm në kulturë e mirësjellje, i cili nisur mundet nga marrëzia e dashurisë së babait me vajzën e re apo nga feja islame, po rend kudo, ditë-natë, që lirojë të jatin e burgosur.

Në dosje, sipas avokatëve, por edhe nga burime të tjera, vajza ka deshmuar në praninë e psikologes se e dashuron mjekun dhe se kanë shkuar bashkë kudo derisa e arrestuan. Dashuria e re e mjekut ka sjellë edhe procesin gjyqësor divorci me gruan e parë, duke pritur e dashura e re të mbush 18 vjeç dhe me vrap në Bashki për martesën e tyre.

Akuza e tmerrshme dhe krejtësisht e pasaktë që i ka vendosur mjekut se gjoja për trafikim të mitursh shkon 15 vjet burg. Por nuk ka asnjë trafikim, ka dashuri e cila nga dikush dënohet, e të tjerë e pranojnë. Nuk ka penalitet sipas kodit Penal me të cilin e mbajnë në burg.

Ka një anë morale, por njeriu nuk dënohet penalisht për moral. Morali është për shoqerinë. Shumëkush nuk e pranon martesën me disa gra, por pakkush e dëshiron dhe aplikon, por nuk ka shkelje të Kodit Penal. Ligji të njeh një grua. Për të tjerat futet morali dhe ana financiare nëse ke takat ti mbash!!

Doktori që sheronte zemra njerëzish në sallën e operacionit ka probleme me zemrën e tij në qelinë e burgut. Informacionet tregojnë se ai nuk ndodhet në gjëndje aspak të mirë shëndetsore, në qeli.

Vajza e dashuruar me inicialet D.D. nuk heq dorë nga dashuria me mjekun në burg. Ka shkuar dhe e takon atje, mes policive, në qeli. Mezi e pret të dalë dhe sapo të kap 18 vjeç në mars 2025 e ka ndarë mendjen se do të martohet me të.

Dy prindërit e vajzës, të dy punëtorë të mirë dhe që e fitojnë jetën me djersën e ballit, duan të kjo histori të mbyllet. Ata duan vajzën të jetë e lumtur.

Por mjeku është akoma në burg, padrejtësisht për akuzën për “trafik të mitursh”. Nuk ka asnjë trafik, nuk ka asnjë fjalë apo dëshmi nga vajza për këtë gjë. Përkundrazi vajza e do dhe thotë se me ka trajtuar mrekullisht, bile ajo e quan “shpirt”.

Mjeku është prej 6 muajsh në burg për hir të zemrës, dashurisësë tij të re.

Pyetja shtrohet: Mjekun Dervish Hasi e mbajnë në burg për moral apo për Kodin Penal?! Ndaj prokuroria duhet ta ndajë mendjen për akuzën sepse tjetri dergjet në qeli. Nuk është çudi që mjeku ta fitojë në Gjykatën e Strasburgut të drejtën e zemrës dhe për ditët e burgut ti marrë qindra mijëra euro shtetit shqiptar./kohajone

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne