Mjeku i njohur në Itali thirrje autoriteteve: Tamponi u duhet bërë dhe personave që nuk kanë simptoma, ulim numrin e vdekshmërisë

Mjeku i njohur në Itali, Massimo Galli në një deklaratë për mediat është shprehur se tamponi u duhet bërë dhe atyre personave që nuk kanë simptoma të koronavirusit. Sipas mediave italiane, Galli është shprehur se  kjo është një masë shumë e dobishme për të identifikuar personat e prekur dhe për t’i izoluar ata.

Revista ‘anc Lancet’ thotë se nëse nuk mund të karantifikoni të paktën 70% të kontakteve të një personi pozitiv, nuk do ta ndaloni sëmundjen në 3 muaj”, shton më tej Massimo Galli, kreu i sëmundjeve infektive në spitalin Sacco në Milano, që është në vijën e parë të kundër Covid-19, dhe profesor në universitetin shtetëror në Lombardi.

Sipas tij Lombardia, duhet të gjejë mënyra për të bërë tamponin qytetarëve në masë, pasi do jetë një problem i madh për shtimin e personave pozitivë. “Nëse bëjmë tampon vetëm për ata që kanë simptoma të rëndësishme, ne zgjedhim vetëm pjesën më të rëndë të të prekurve, dhe e gjejmë veten me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë midis të shtruarve në spital në Kinë, ku ishte 10-15%. Modeli venecian është më i mirë, nëse mund të ndiqet. Është e ngjashme me atë të Koresë së Jugut, e cila në fakt pati 1% të vdekjeve”, u shpreh më tej Galli./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne