Mjeku i Traumës tregon gjendjen reale të policëve të plagosur në protestë

Një ditë pas protestës pëpara parlamentit që degjeneroi në dhunë, pjesa më e madhe e personave të lënduar kanë dalë nga spitali.

Burimet thanë se policija 26 vjeçare e forcave “Shqiponja” ka humbur gishin e madh të dorës së djathtë, gjysmën e gishtit të dytë (tregues) dhe dëmtim më të lehtë të gishtit të tretë.

Edhe pse ajo është në gjendje të stabilizuar, Qeveria ka vendosur ta dërgojë në Turqi për të bërë implantin e gishtave të dëmtuar.

Sakaq, përpos saj janë edhe dy policë të tjerë që sot ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës. Mjeku tha se ata kanë ulje të shkallës së dëgjimit dhe sot do ti nënshtrohen një sërë ekzaminimesh.

Kështu, kanë lënë spitalin 10 policët e tjerë që dje u paraqiten në spital me djegie të lehta. Po kështu kanë lënë spitalin dhe tre protestuesit.
***
Kujtojmë se rrjetet sociale shpërthyen dje për policen e plagosur, pasi ajo u përdor politikisht. Policia e Shtetit raportonte për 4 gishta të këputur dhe Sali Berisha e quan “ndrikull”.

Sakaq, kryeministri Rama nxitoi të shkonte në spital dhe ti dhuronte një “iPhoneX” e më pas të shkruante në rrjetet sociale se “Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal”.

Kaq mjaftoi që qytetarët në rrjetet sociale të ndaheshin në mënyrë radikale, pro dhe kundër protestës së banorëve të Unazës së Re; pro dhe kundër polices së plagosur…që në fakt nuk është një por tre të plagosur, edhe pse për dy të tjetër nuk flet askush!/ opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne