Takimi i mbretit Fejsal me de Gollin në vitin 1967

Politikani dhe diplomati i shquar sirian dr. Maruf al Dawalibi(1909-2004), ka lënë prapa vetes regjistrin ose kujtimet në të cilat i ka përshkruar disa ngjarje të rëndësishme nga karriera e tij e pasur politike. Përveç tjerash , ai në kujtimet e t’ia e ka përshkruar edhe takimin në mes të presidentit francez, gjeneral Charles de Gaullit dhe mbretit saudit Fejsal , para luftës arabo-izraelite të vitit 1967.

Dr. Dawalibi në atë kujtim ka shkruar:”Kam pas përvojë me gjeneralin de Goll që nga koha e bisedimeve lidhur me pavarësinë e Sirisë. Edhe pse ishte i rrethuar me sionistët, de Goll ishte i gatshëm të ndryshojë qëndrimin e tij pasi që i prezantoheshin faktet e vërteta. Për këtë shkak kam insistuar në takimin në mes tij dhe mbretit saudit Fejsal, pasi që në mes tyre kishte çështje të vjetra të pazgjidhura.

Unë isha i vendosur dhe arrita të aranzhojë takimin e tyre në Paris, me 1 qershor të vitit 1967. Dy burrështetas kanë biseduar në praninë e përkthyesve të tyre. De Golli iu drejtua mbretit Fejsal me fjalët:”Ekselenca e juaj, njerëzit flasin se ju dëshironi që Izraelin ta shtyni në det, ndërsa Izraeli u bë realitet dhe askush në botë nuk mund të hjek këtë realitet”.

Mbreti Fejsal iu përgjigj:”Ekselenca e juaj, jam i befasuar nga fjalët e juaja. Edhe Hitleri e ka okupuar Parisin, okupimi i tij u bë realitet dhe e tërë Franca ishte dorëzuar, përveç juve. Ju jeni tërhequr së bashku me ushtrinë angleze për të vazhduar luftën kundër këtij realiteti gjer në fitoren e juaj. As ju e as populli i juaj nuk jeni pajtuar e as qe keni pranuar realitetin ekzistues e cila ishte në shenjë të okupimit të vendit të juaj. Për atë jam i befasuar që kërkoni tani prej meje që të pajtohem me realitetin e Palestinës së okupuar, President i respektuar, vështir për të dobëtin në rast se e okupon i forti. Ju, duket se (në rastin e Palestinës), udhëhiqeni me rregullin se okupimin, në rast se u bë realitet, është bërë edhe legjitim.

De Goll ishte i befasuar me shpejtësinë e intuitës, mprehtësisë dhe mendimin e urtë të mbretit Fejsal, e ndryshoi zërin dhe mënyrën e të folurit duke thënë: “Ekselenca e juaj, çifutët flasin se Palestina është atdheu i tyre burimor, dhe stërgjyshi i tyre Izraeli(Jakubi a.s.) ishte lindur atje”.

Mbreti Fejsal ka thënë: “ President i nderuar, unë me të vërtet po habitem me juve, pasi që ju deklaroheni si besimtar i krishterë dhe pa dyshim që e lexoni edhe Biblën. A nuk keni lexuar në Bibël se çifutët kanë ardhur nga Egjipti si pushtues të cilët kanë dhënë flakë qyteteve, kanë vrarë gra dhe fëmijë?! Si mund të thoni se Palestina është vendi i tyre kur ajo i përket Kananëve, gjegjësisht Arabëve?!

Çifutët kanë ardhur si kolonizatorët në Palestinë dhe ju dëshiron që pas katër mijë vite të kthehet okupimi në atë mënyrë që çifutët të vendosen në Palestinë. Pse atëherë, nuk dëshironi që sipas parimit njëjtë të kthehet në koloni Franca nga ana e Perandorisë Romake e cila ka ndodh para tre mijë vite?! Dëshironi të ndryshoni hartën e botë në dobi të Çifutëve, ndërsa nuk dëshironi në njëjtën gjë edhe në dobi të Romakëve. Përveç kësaj, ju është e njohur se ne Arabët kemi qëndruar dyqind vite në jug të Francës, ndërsa Çifutët kanë qëndruar në Palestinë vetëm 70 vite, dhe pastaj janë dëbuar nga Palestina në të cilin ishin vendosur përkohësisht..

De Golli për këtë ka thënë:”Ekselenca e juaj, por ata thonë se stërgjyshi i tyre ka lind në Palestinë. Mbreti Fejsal iu përgjigj:”Çudi! Ju keni njëqind e pesëdhjetë ambasada në Paris dhe shumica e ambasadorëve që gjenden në Paris gjatë shërbimit të tyre iu lindin fëmijët në Paris. Në rast se këta fëmijë do të bëheshin kryetarët e shteteve të tyre dhe do të vinin të kërkojnë drejtën e tyre në Paris, çfarë do të bëhej me Parisin e shkretë? Kujt i kishte takuar dhe kush do të udhëhiqte me te?

De Golli heshti, dhe pastaj tha,:”Tani po kuptoj rastin palestinez. Në këtë moment do të ndal dërgesën e armëve Izraelit. Në atë kohë Izraeli ishte i armatosur me armë franceze, e jo amerikane.

Mbreti saudit Fejsal bin Abdylaziz është vrarë në atentat të cilin e ka kryer nipi i tij, princi i cili quhej poashtu Fejsal me 25 mars 1975 në kryeqytetin e Arabisë Saudite në momentin kur mbreti Fejsal ishte duke pranuar mysafirë. Motivet e vërteta të princit Fejsal që të vras mbretin Fejsal ka mbetur gjer në ditët e sotshme misterioze. Ekzistojnë teori të ndryshme lidhur me to, ndërsa më së shumti përmendet ajo se CIA ka organizuar atentatin për të hequr mbretin saudit të pa dëgjueshëm.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne