Mjeku: Shtatë prej të infektuarve me koronavirus janë në gjendje mesatarisht të rëndë, i mbajmë me oksigjeno-terapi

Koronavirusui tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinon”, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi se situata në Shqipëri është serioze dhe 7 prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë.

“Situata është serioze. Tani që flasim janë 23 veta të konfirmuar, janë 7 pacientë të shtruar, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë.

Nuk kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo intubim. Disa prej tyre i mbajmë me oksigjeno-terapi, por kanë prekje të polmoneve.

Ne e konsiderojmë serioze, ne mjekët mund të flasim për ta pas ditës 8-9 ditësh. Ne përpiqemi të mbajmë në parametra optimal organet vitale.

I kemi vënë në trajtim në protokollet më të mira të, mundshme bazuar nga eksperienca e kolegeve. Ndërkohë, vijon gjurmimi i rasteve të reja. Ne jemi në fillim, numrat do vijnë duke u shtuar, u shpreh ai në emision.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 23 persona. Dy ditë më parë njëri prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit.

Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qëndrojnë brenda./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne