Kultura Rajoni

Mjeshtri i muzikës ballkanase, Goran Bregoviç jep dy koncerte në Turqi

“Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Klarinetës”, që zhvillohet në Stamboll nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, filloi me koncertin e mjeshtrit të muzikës ballkanase, Goran Bregoviç.

Artisi mori pjesë në festival me projektin e quajtur “Tre letra nga Sarajeva” dhe në fjalimin e mbajtur tha se është shumë i lumtur për pjesëmarrjen në festival.

Ai u shoqërua në skenë në koncert nga “Orkestra e Dasmës dhe Funeralit” dhe performoi shumë këngë të tij të pëlqyera si “Gas Gas”, “Hopa Cupa” dhe “Maki Maki”.

Në koncertin, që pati një interes të madh të artdashësve, artisti boshnjak në fund të festivalit u shoqërua nga drejtori i artit, klarinetisti i njohur Serkan Çaërë (Serkan Çağrı).

Bregoviç do të japë një koncert të mërkurën edhe në kryeqytet.

Nga ana tjetër, në kuadër të festivalit Yasmin Levy do të japë një koncert në Ankara më 14 nëntor dhe një tjetër në Stamboll më 16 nëntor./ trt

OPINIONE