Bota

Netanyahu paralajmëron Xhihadin Islamik për sulme ndaj Izraelit

Kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu paralajmëroi që nëse Xhihadi Islamik vazhdon të hedhë raketa ndaj vendit të tij, ata do të vazhdojnë me operacione kundër tyre.

Gjatë mbledhjes së kabinetit të mbajtur në Jerusalemin Perëndimor, Kryeministri Netanyahu i bëri një vlerësim tensionimit që po jetohet mes Izraelit dhe Rripit të Gazës nën rrethim.

Duke vënë në dukje se Izraeli nuk dëshiron përshkallëzimin e tensionimit, por do të kundërpërgjigjen ndaj çdo sulmi Netanyahu tha: “Xhihadi Islamik ka vetëm një zgjidhe, ose do t’i japë fund sulmeve ose do të marrë më shumë goditje”.

Pas vrasjes së Baha Ebul Ata, komandantit të Detashmentit “Jerusalemi” që është krahu ushtarak i Lëvizjes së Xhihadit Islamik, në një sulm të kryer nga ushtria izraelite ndaj shtëpisë së tij në Rripin e Gazës nën rrethim, erdhi deri te përshkallëzimi i tensionimit në rajon.

Në përgjigje të vrasjes së komandantit të tyre, Xhihadi Islamik ka qëlluar me një numër të madh raketash në anën izraelite, ndërsa ushtria izraelite po sulmon Gazën me sulme ajrore.

Në sulmet ajrore që ushtria izraelite po ndërmerr prej mëngjesit të djeshëm ndaj Rripit të Gazës, kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa u plagosën 50 të tjerë./ trt

OPINIONE