Mobilizim ushtarak në afërsi të kufirit me veriun e Irakut

Në stërvitjen ushtarake të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Irakut në nënprefekturën Silopi të rrethit Shërnak (Şırnak) ushtarët e të dyja vendeve janë vënë në lëvizje në drejtim të Portës Kufitare Habur.

Këto stërvitje që zhvillohen në zonën përballë parkingut të maunave, 3 kilometra larg nga vendkalimi kufitar Habur në kufirin me Irakun kanë filluar në 18 shtator.

Stërvitja zhvillohet nën administrimin dhe komandën e komandantit të armatës së 7-të, gjeneralmajorit Sinan Jajla (Sinan Yayla) dhe komandantit të Brigadës së 28-të të Motorizuar, gjeneralbrigade Ahmet Kurumahmut.

Njësitë ushtarake turke dhe njësitë e forcave irakiane dolën me automjete të blinduara nga kazerma “Dëshmori Erxhyment Tyrkmen” (Ercüment Türkmen) e Komandës së Brigadës së 172 të Blinduar.

Autoblindat ushtarake të dy vendeve, të shoqëruara nga sirenat, iu drejtuan Portës Kufitare Habur.

Ushtarët, me flamujt e Turqisë dhe Irakut vazhdojnë përparimin drejt Portës Kufitare Halil Ibrahim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne