Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogerini thotë se anëtarët e bllokut nuk do t’i lëvizin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalemin e pushtuar nga Izraeli, të cilin palestinezët e duan si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
“Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë të Ligës Arabe që është ai i komunitetit ndërkombëtar. BE-ja dhe shtetet anëtare nuk do t’i lëvizin ambasadat e tyre në Jeruzalem, dhe ne e dekurajojnë çdo lloj vendimi që shkon në atë drejtim”, ka thënë Mogerini të hënën, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve të Kuvajtit, KUNA.
Ajo ishte duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm egjiptian të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit në Luksemburg.
“Ne ndajmë të njëjtin qëndrim, që zgjidhja me dy shtete, negociatat midis palëve dhe në veçanti në kuadër të Iniciativës së Paqes arabe janë ato të cilat ne i konsiderojmë si baza më e dobishme për avancimin në këtë drejtim”, ka deklaruar ajo më tej në lidhje me konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.
Raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve u shemb në vitin 2014, dhe përpjekjet për të ringjallur procesin deri më tani kanë dështuar.
Diplomatja e lartë e BE-së gjithashtu vuri në dukje se ajo kishte marrë pjesë në Samitin e 28-të të Ligës Arabe në Jordani, duke theksuar “bashkëpunimin e shkëlqyer” midis bllokut Evropian dhe Ligës Arabe.
Nga ana e tij, Aboul Gheit, ka deklaruar se ai ka për qëllim të informojë Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në lidhje me rezolutat e miratuara gjatë Samitit arab në Jordani javën e kaluar, duke shprehur gatishmërinë e botës arabe për të zgjeruar bashkëpunimin me bllokun perëndimor.
Në një deklaratë përfundimtare të lëshuar në fund të samitit të saj, Lidhja Arabe shprehu kundërshtimin ndaj çfarëdo plani për transferimin e ambasadave nga Tel Avivi në Jeruzalem al-Kuds.
Deklarata me sa duket po i referohej planeve të presidentit amerikan Donald Tramp për të lëvizur në ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Blloku e kishte paralajmëruar më parë SHBA-në kundër planeve, duke thënë se një veprim i tillë do të përkeqësojnë situatën tashmë të tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme. / Gazeta Impakt