Mogherini falënderon Turqinë dhe Rusinë për marrëveshjen e Idlibit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, bëri të ditur se me marrëveshjen e Soçit u mundësua ruajtja e armëpushimit dhe u parandalua një masakër e re në Idlib të Sirisë, ndërsa për këtë falënderoi Turqinë dhe Rusinë.

Në fjalën e saj të mbajtur në hapje të panelit me temë “Mbledhja për Krizën e Sirisë nën Patronazhin e BE-së”, të organizuar në kuadër të punimeve të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Mogherini tha se lufta në Siri ende nuk ka përfunduar dhe se nuk do të ketë fitues në këtë luftë.

Mogherini tërhoqi vëmendjen se populli sirianë ka paguar kosto të lartë, ndërsa theksoi se zgjidhja e vetme “për të fituar paqen” është një zgjidhje politike e negociuar nën patronazhin e OKB-së.

“Parandalimi i një masakre të re në Idlib pas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Rusisë ne morëm një psherëtimë lehtësimi. Dua të falënderojë Turqinë dhe Rusinë për kontributin e tyre”, deklaroi Mogherini.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne