Policia aksion gjatë natës, 10 të arrestuar në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe përgjatë fundjavës ushtrimin e kontrolleve në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe verifikimit të kundra vajtjeve administrative. Nga verifikimet e mbrëmshme janë arrestuar 10 persona, për situata të ndryshme, nga shpejtësia mbi norma, tek xhamat e errët, apo drejtiumi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë:
Nga kontrollet e deritanishme, janë verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrancës 10 persona, nga te cilët 8 për drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 2 te pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu:
Janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 për drejtim
mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie ne qendrat e banuara.
Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama te errësuar.
Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative te pashlyera
Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Kontrollet do vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve te rrugës.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne